Legjenda e Milanit ngre lart Realin, për të treguar se PSG nuk ka vlera në UCL
Pëlqej
Trajneri legjendar i Milanit, Sacchi thotë se përkundër shpenzimeve të mëdha, idetë dhe futbolli nuk mund të blihen.

Ai më tej ka goditur keq PSG-në pas eleminimit nga Real Madridi.

“Real Madridi u përball me një kundërshtar shumë të dobët”.

“PSG është vetëm një grup lojtarësh. Fjala “lojë” mund të duket abstrakte, vështirë për t’u përshkruar, pro e ka bërë gjithë diferencën sonte (e martë)”.

“Idetë nuk mund të blihen… PSG-së i mungojnë aq shumë gjëra”, theksoi strategu italian.

Trajnerit Unai Emery i skadon kontrata në fund të sezonit dhe pas dështimit në Ligën e Kampionëve atij presioni i është rritur dukshëm. Sacchi ndërkaq, vlerëson lart trajnerin spanjoll.

“Emery është trajner shumë i mirë. Ai veq ka nevojë që klubi të jetë prapa tij dhe sidomos lojtarët të ndjekin idetë e tij”.

“Në Evropë, të duhet mentaliteti, por edhe loja. Loja është sikur rezultati i një muzike dhe i një skenari të një filmi”, përfundoi Sacchi./albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori