Legjenda e NBA-së, i del kundër Donald Trump në "luftën" me LeBron
Pëlqej
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, njihet si një figurë kontraverse.

Së fundmi ai është përfshirë në një "sherr" në rrjeetin social të tëitterit ku ka sulmuar basketbollistin LeBron James dhe gazetarin Don Lemon.

“LeBron James sapo u intervistua nga njeriu më idiot që ekziston në televizionin amerikan, Don Lemin. Arriti ta bëjë LeBron një njeri inteligjent dhe nuk është një gjë e lehtë. Mua më pëlqen më shumë Mike (Michael Jordan)”, thuhet në mesazhin e Trump.

Gazetari Don Lemon e intervistoi lojtarin e ri të Lakers, LeBron James për televizionin CNN, me të cilin Donalt Trump nuk ka marrëdhënie të mira.

Në këtë intervistë, “King James” akuzoi sërish kreun e Amerikës se shfrytëzoi sportin për të përçarë amerikanët në bazë të ngjyrës së lëkurës, duke qenë racist.

Pas kësaj presidenti i Amerikës, Donald Trump kishte kërkuar nga legjenda e NBA-së, Michael Jordan, ta mbështeste në “luftën” që i ka shpallur yllit të ri të Lakers, LeBron Jamesit.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë ka marrë sot një tjetër kritikë, këtë herë nga Jordan, që përmes zëdhënësit të tij për shtyp ka bërë me dije se ai mbështet “King James”.

“Mbështes LeBronin. Ai po bën një punë të jashtëzakonshme për të mbështetur komunitetin tonë dhe kjo është për t’u vlerësuar”, u shpreh zëdhënësi i Michael Jordan, duke konfirmuar se 6 herë kampioni i NBA-së është në krah të yllit të ri të Lakers. /albeu.com/



Shtuar më 05/08/2018, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori