Leverkusen spektakolar kundër Benficas (VIDEO)
Bayer Leverkusen ka lënë pas humbjen me Monacon dhe ka mposhtur Benfican me rezultain 3-1, në një ndeshje ne shumë emocione.

Në pjesën e parë vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë, përmes Stefan Kiessling (25’) dhe Heung-Min Son (34’).

Në pjesën e dytë, mysafiret e ngushtuan rezultatin me golin e Eduardo Salvio (62’), mirëpo Hakan Calhanoglu shoi çdo shpresë me golin e tretë të shënuar nga penaltia (64’).

Takimi tjetër i këtij grupi i zhvilluar më herët, ndërmjet Zenit St. Petersburgut dhe Monacos, përfundoi pa gola.

Grupit C i prijnë Zeniti dhe Monaco me nga katër pikë, derisa Bayer Leverkuseni ka tri pikë.

Shtuar më 01/10/2014, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori