Lewandowski e ka një lajm të keq për tifozët e Barçës (VIDEO)
Sulmuesi i Bayern Munchen Robert Lewandowski pësoi një frakturë në nofull dhe hundë gjatë një dueli me portierin e Borussia Dortmund në gjysmëfinalen e djeshme.

Edhe pse gjatë gjithë ditës është folur shumë për mbyllje sezoni, bomberi polak nuk dëshiron të dorëzohet.

Ai është shprehur se ka mundësi të rekuperohet për gjysmëfinalen e Champions League kundër Barcelonës.

"Ka edhe disa ditë për ndeshjen në Camp Nou. Unë do të jap maksimumin për të luajtur", ka thënë Lewandowski për gjermanen "Bild". /albeu.com/



Shtuar më 29/04/2015, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori