Xherdan
Shaqiri ambasador i BayernMunchen. Sulmuesi me origjinë shqiptare ka shoqëruar Shefin Ekzekutiv të shoqërisë, Karl-Heinz Rummenigge drejt Lisbonës ku dorëzoi
trofeun e UEFA
Champions League të fituar një vit më parë në Londër. Në ceremoninë simbolike që u zhvillua në kryeqytetin portugez, ishte i pranishëm ambasadori i finales, Luis Figo dhe presidenti i UEFA-s, MIchel Platini.
Rummenigge dhe
Shaqiri ia dorëzuan
trofeun me veshë të mëdhenj numrit 1 të UEFA-s dhe kryebashkiakut të Lisbonës, Antonio Costa për finalen e muajit të ardhshëm që do të zhvillohet në stadiumin "Da Luz".
Gjatë fjalës së tij, Platini u shpreh i kënaqur që Lisbona pret pas shumë viteve mungesë një finale të UEFA
Champions League, duke shtuar se stadiumi "Da Luz" është i mrekullueshëm dhe mëse i përshtatshëm për të organizuar të tilla evente.
Finalja e fundit e
Champions League e zhvilluar në Lisbonë daton në vitin e largët 1967, ndërsa stadiumi "Da Luz" priti edhe ndeshjen e fundit të Euro 2004 mes Portugalisë dhe Greqisë ku kombëtarja helene u shpall kampione Europe për herë të parë në histori. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2014,
ora 10:17