Liverpool heq dorë nga ylli i PSG, kjo është arsyeja
Liverpooli është tërhequr nga gara për Adrien Rabiot.

Kjo ka ardhur pasi Liverpool është bindur se shuma që kërkon PSG për shërbimet e Raniot nuk është në levërdinë e tyre.

Megjithatë Juventusi, Milani dhe Barcelona mbeten të interesuar për talentin e Paris Saint-Germain.

Mesfushori francez po refuzon të nënshkruajë një kontratë të re, kështu që do të jetë në dispozicion si lojtr i lirë në qershor 2019.

Ndërsa Liverpool ishte ndër favoritët për nënshkrimin e tij, mediat angleze tani këmbëngulin se ata kanë kthyer fokusin e tyre diku tjetër.

Kjo lë Juve, Milan dhe Barcelonën në garë të hapur për për 23-vjeçarin.

Deri më tani këtë sezon, Rabiot ka shënuar një gol dhe një asistim në pesë ndeshje për PSG. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2018, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori