Liverpool, ja rekordi i Balotellit në Champions
Pëlqej
Inter, Manchester City, Milan dhe tani dhe me Liverpoolin. 4 fanella të ndryshme, i njëjti fund, topi në rrjetë me muzikën e Champions League në sfond. Mario Balotelli në debutimin europian me "The Reds" shënon një rekord pasi asnjë futbollist italian para tij nuk kishte shënuar në kompeticionin maksimal europian për klubet me 4 skuadra të ndryshme.

Në këtë mënyrë mund të kuptohet edhe arseja e buzëqeshjes në selfien e pasndeshjes me kapitenin Steven Gerrard, heroi tjetër i mbrëmjes që vulosi fitoren 2-1 ndaj Ludogorets.

Balotellit i mjaftoi një rast, fizik e teknik në mesin e zonës, për të dërguar topin pas shpatullave të portierit mik, mjaftueshëm për të lënë shenjë në debutimin me "Të Kuqtë" në Champions si dhe për të merituar edhe fjalët e mira të trajnerit Brendan Rodgers që deklaroi se italianit, klasi nuk i mungon.

Mbetet për t’u parë nëse në aventurën e re me Liverpoolin gjërat do të ndryshojnë. Për Balotellin është vetëm fillimi dhe besimi në skuadrën angleze nuk i mungon. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori