Mbappe shumë pranë Liverpool, por kjo është arsyeja pse nuk e iku
Pëlqej
Skuadra angleze e Liverpool së fundmi raportohet se ka qënë shumë pranë transferimit të Kylian Mbappes.

Kjo transfertë ka qënë duke ndodhur në periudhën kur 19 vjecari ishte pjesë e Monacos.


Liverpool i kishte vënë syrin francezit që në fillimet e tij te Monaco dhe ishte gati të bënte një ofertë për të pasi shpërtheu në Ligue 1.

Gjithsesi, as sharmi i Klopp nuk arriti të bindë Mbappe pasi gjermani shpenzoi disa orë duke u munduar ta bindë t’i bashkohet Liverpool.

Skuadra angleze ishte gati ta bënte lojtarin më të paguar përkrah Philippe Coutinho pas sezonit fantastik te Monaco

Teksa Mbappe u impresionua nga stili elokuent dhe entuziast i Klopp, ai vendosi të qëndronte në Francë duke zgjedhur PSG për 180 mln euro.

Liverpool dhe PSG do të ndeshen në Champions League ditën e martë.
Shtuar më 18/09/2018, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori