Lojtari më i mirë i vitit flet për mungesën e Ronaldos
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric është shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti duke lënë pas emra si Messi, Mbappe apo Ronaldo i cili nuk ishte i pranishëm në evenimentin e ndarjes së çmimeve nga UEFA në Monte Karlo.

Për këtë të fundit Modric ka deklaruar se nuk është fare i habitur nag mungesa e Ronaldos.

I pyetur për mungesën e portugezit, Modric tha:

“Nuk jam i befasuar, më vjen keq që nuk është këtu, por jam i sigurt se ka arsye pse nuk mund të jetë këtu. Do të doja ta shihja atë, por shpresoj që së shpejti do ta shohim njëri-tjetrin”.

“Unë jam i lumtur që e marrë këtë çmim të madh, falënderoj të gjithë ata që votuan për mua, klubin dhe shokët e mi, sepse është edhe shpërblimi i tyre, unë jam shumë i lumtur që jam këtu, duke punuar për këtë dhe duke arritur sa më shumë të jetë e mundur”.

“Mund të them se ky është viti më i mirë i karrierës sime, kolektivisht dhe individualisht, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha kroati. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2018, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori