Luis Enrique: PSG pa Ibrën? S'ndryshon asgjë
Pëlqej
Trajneri i Barcelonës Luis Enrique është i mendimit se Paris Saint Germain i ka kualitetet për ti bërë keq skuadrës së tij, pavarësisht se nuk do të ketë në fushë njeriun e saj simbol sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç. 44-vjeçari asturian paralajmëroi të tijët të kenë kujdes skuadrën franceze teksa e konsideroi formacionin e Laurent Blanc si një nga ekipet favoritet për ti shkuar deri në fund Uefa Champions League-s.

"Për ne nuk ndryshon asgjë nëse luan Ibrahimovic apo jo. Fakti që Zlatan nuk do të luajë është një mungesë e madhe për Parisin, por nga ana tjetër për Barcën nuk do të thotë gjë. Edhe pa suedezin ata vazhdojnë të jenë një skuadër e madhe dhe kanë shumë lojtarë të tjerë të mirë në ekip, që mund ti prishin punë çdo kundërshtari. Nga aq sa e njoh unë skuadrën franceze ndaj tyre nuk mund të luash mrekullisht mirë një për një. Të shohim se si do të përgjigjet sulmi ynë në këtë sfidë pas 6 golave që shënuam në takimin ndaj Granadas. Për mendimin tim Parisi është një nga skuadrat aspirante për të synuar trofeun e Uefa Champions League këtë sezon", është shprehur Luis Enrique.

Pavarsisht ndryshimeve që ka bërë Enrique Barcelona në këtë sezon ende nuk ka pësuar asnjë gol. Në vijim trajneri i blaugranave vlerësoi paraqitjen e repartit mbrojtës ndërkohë që shkëputi edhe një mendim për Lionel Messin që me dy finalizimet në takimin ndaj Granadas arriti kuotën e 401 golave në karrierë.

"Kemi një mbrojtje shumë të mirë. Cdo futbollist që luan në prapavijë ka kualitet, por edhe pse nuk kemi pësuar akoma gol është ende herët për të thënë se jemi perfekt prapa, prandaj unë mendoj se duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Messi? Vazhdon të jetë një futbollist mbreslënës në të gjithë sektorët e fushë. Duhet të presim të paktën mesin e sezonit për të parë numrat e tij por ne nuk kemi asnjë dyshim te Leo dhe jemi të bindur te aftësitë e tij. Ai do të vazhdojë të jetë shumë i rëndësishëm për Barcën, dhe për mua personalisht Messi është më i miri në Botë në shumë aspekte të lojës2, përfundoi tekniku i Barcelonës. /albeu.com/

Shtuar më 30/09/2014, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori