Luis Enrique: Unë, përgjegjësi kryesor
Luis Enrique përpiqet ta minimizojë sa më shumë humbjen me Paris Saint Germain që është e para sezonale për Barcelonën. Shpjegimi i asturianit është i qartë: Barça mund të humbasë kur luan me rivalë të të njëjtit nivel.

"Është ndeshje interesante për t’u analizuar. Disavantazhi i shpejtë e kushtëzoi lojën tonë. Ndoshta në fund mund të barazonim, por nuk mund të them se humbja nuk ishte e drejtë. Bëmë disa gabime që nuk duheshin bërë. E dinim që Parisi është shumë i fortë në goditjet standarde dhe ndonjëherë është e pamundur të mos bësh gabime", është shprehur tekniku i Barcelonës.

Luis Enrique nuk dëshiron të bëjë me përgjegjësi portierin Ter Stegen për golat e pësuar, duke këmbëngulur se gabimet janë kryer në grup.

"Disfata është e të gjithëve, në radhë të parë e imja si trajner. Do ta analizojmë me kujdes këtë ndeshje që të mos i përsëritim gabimet në të ardhmen", vijoi tekniku asturian. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2014, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori