Luke Shaw flet pas dëmtimit të frikshëm (VIDEO)


Mbrojtësi anglez, Luke ShaW pësoi një dëmtim kundër Spanjës në Ligën e Kombeve.

Ai u përplas me Dani Carvajal pasi po largonte topin, dhe u detyrua të dalë me barelë nga fusha e lojës.

ShaW është nga ata futbollistë pa fat, pasi 3 vite më parë ai theu këmbën dhe në një intervistë zbuloi se mjeku i kishte treguar më vonë se mund t’i prisnin këmbën.

Por së fundmi vetë Shau i ka qetësuar të gjithë. “Ju falenderoj për dashurinë dhe mbështetjen, jam mirë, në duar të sigurta. Jam një luftëtar dhe do të rikthehem shpejt”, shkruajti ShaW në “Twitter”. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2018, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori