Malaga barazon me Dortmundin (VIDEO)
Willy
Malaga ka arritur të barazojë me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Dortmundit në sfidën e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve që u zhvillua në La Rosaleda.

Mysafirët e Borussias së Dortmundit ishin më të mirë dhe shumë më afër fitores kundër skuadrës spanjolle, por Götze dhe shokët e tij nuk ia dolën të shfrytëzojnë disa raste të mira shënimi.

Mirëpo, loja dhe forma e mirë e futbollistëve të Dortmundit bindin se ata pas dy javësh do të sigurojnë vizën për gjysmëfinale të Ligës së kampionëve.

Në dy takimet çerekfinale të luajtura mbrëmë Bayerni mposhti Juventusin me rezultatin 2:0, ndërsa në Paris PSG dhe Barcelona luajtën baras 2:2. /albeu.com/



Shtuar më 03/04/2013, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori