“Marca” reportazh për Ansi Agollin: Ngritja madhështore e shqiptarit në karrierë
Pëlqej
Kanë kaluar më shumë se tre vite që nga nata e paharrueshme e Beogradit, teksa Ismail Morina lëshoi dronin në Serbi.

Në fakt janë mediat spanjolle që e kanë risjellë edhe njëherë historinë e asdaj mbrëmje, por duke e lidhur me kapitenin e kombëtares sonë, Ansi Agolli. Arsyeja është e thjeshtë, ai luan me Qarabag, skuadër që sfidon sonte Atletico Madrid.

GazetaMarca” në një shkrim të gjatë evidenton faktin se fotoja e kontrollit të policisë serbe ndaj mbrojtësit ka bërë xhiron e botës. Në atë mbrëmje serbët po kërkonin fajtorin që hodhi dronin, duke kërkuar në çantat e futbollistëve, shkruan VIP Sport.

Sonte në mbrëmje 34-vjeçari do të ketë mundësinë që të luajë ndaj Atletico Madrid pas një karrierë me shumë ulje ngritje, në disa kampionate të ndryshme.

“Ai do të ketë një detyrë të vështirë për të ndalur carrasco dhe lojtarët e tjerë të Atleticos, por Liga e Kampionateve ka një çmim për lojtarin e Shqipërisë. Imazhi i tij, fatmirësisht, kalon në fushë … pa dron në qiell”, shkruan gazeta Marca.

Ndryshe, skuadra e mbrojtësit shqiptar ka arritur të nxjerr një barazim pa gola ndaj ekipit madrilen. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori