Marcelo tregon se e di mirë si të ndal Salah
Pëlqej
Marcelo ka shfaqur një formë të shkëlqyer këtë sezon tek Real Madrid, duke qënë shpesh herë vendimtar për skuadrën e tij.

Në finalen e sotshme Marcelo ka një përgjegjësi të madhe pasi i duhet të ketë përballë një sulmues si Mohamed Salah që është e vështirë për ta ndalur.

Vetëm pak kohë më parë ishte tekniku i Liverpool, Klopp që tha se Marcelo gabon shumë dhe Salah do e shfrytëzoj këtë mundësi.

Por, Marcelo duke se e ka formulën për ta ndaluar Mohamed Salahun në finalen e nesërme.

“Në finale luajnë dy skuadra që sulmojnë vazhdimisht. Tifozët do të shohin një finale të bukur për sy. Motivi jonë është i madh, ne duam ta fitojmë edhe këtë kupë për të mbetur në histori" ka thënë Marcelo.

"Përballja me Salah do të jetë përgjegjësi e imja, por unë e di se si do ia bëj nesër me të. Liverpooli është skuadër fantastike, nuk është vetëm Salah, apo vetëm tre, por janë të gjithë” ka shtuar më pas ai. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori