Marcelo zhgënjen CR7, ja deklarata e plotë
Pak ditë më parë, Marcelo vinte në pikëpyetje vendimin e trajnerit të Real Madrid për ta zëvendësuar në të 60-tën kundër Gironës, e nuk ishin të paktë ata që ndër fjalët e mbrojtësit madrilen shihnin mesazhe “dashurie” për Juventusin.

Po mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo, i ka mohuar kategorikisht zërat për një kalim të mundshëm të tij te Juventusi në Serinë A.

Deklarata e fundit e brazilianit nuk lë më vend për hamendësime.

“Kur nis çdo sezon i rij, fshij gjithçka sikur të mos kem fituar asgjë. Jam i uritur, dhe kjo dëshirë më bën të shtoj titujt. Çdo sezon jap më të mirën dhe luftoj për të fituar”, thotë fillimisht ai.

“Jam shumë i lumtur këtu, njerëzit e dinë që kjo është shtëpia ime. Kam ende disa vite në kontratë, dhe jam në klubin më të mirë në botë. Ka shpesh zëra rreth meje, por e kam pasur të vështirë të provoj se dua të vazhdojMadrid. Unë vazhdoj bëj punën time çdo sezon. Dua akoma të vazhdoj të luaj këtu”, vazhdon më tej braziliani.

“Kam parë që janë shkruar shumë gjëra pa lidhje. Thjesht flasin disa njerëz që japin opinione, dhe më pas krijojnë gjëra që nuk janë të vërteta. Por, siç e thashë, unë jam po aq i entuziazmuar sa 18-vjeçari Vinicius, dhe dua të vazhdoj të qëndroj këtu te Reali deri në fund”, përfundon Marcelo.

Marrëveshja e fundit e nënshkruar mes futbollistit dhe klubit “merengues” skadon në vitin 2022, ndërsa klauzola e largimit kap shifrën 200 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2018, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori