Mbrojtja e Barçës, Tito e ka ndryshuar 31 herë
Problemet e Barcelonës në mbrojtje këtë sezon më mirë se kushdo e tregojnë shifrat. Në asnjërën prej 54 ndeshjeve të deritanishme të Barcelonës, Tito Vilanova dhe ndihmësi i tij Jordi Roura nuk i kanë rreshtuar asnjëherë së bashku 4 mbrojtësit që ata kanë në dispozicion për ndeshjen e sotme: Alves, Pique, Bartra dhe Adrianon.

Dëmtimet e shumta mund ta detyrojnë trajnerin që edhe në ndeshjen e sotme të rreshtojë për herë të 32-të një mbrojtje të ndryshme, për shkak të mungesës së Puyol, Mascheranos dhe Albas. /albeu.com/



Shtuar më 01/05/2013, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori