Mbyllet sezoni për Modriç, Reali në ankth për Bale
Lajme të këqija për Real Madridin e Carlo Ancelottit. "Los Blancos" rrezikojnë të humbasin për një afat të gjatë Luka Modriç. Ekzaminimet mjekësore, të kryera mëngjesin e sotëm, kanë evidentuar një dëmtim në ligamentin kolateral të gjurit të djathtë.

Kroatit i duhet të qëndrojë nga 4 deri në 6 javë jashtë aksionit. Praktikisht sezoni i tij ka përfunduar, shpresa e vetme për ta parë sërish këtë sezon është nëse Reali arrin finalen e 6 qershorit në Champions League.

Përsa i përket Gareth Bale, ekzaminimet mjekësore do të kryhen nesër. Uellsiani u dëmtua pas vetëm 3 minutash ndaj Malagas dhe u kap nga kamerat ndërsa prekte me dhimbje pulpën e majtë. Duket e pamundur që Bale të luajë të mërkurën në derbin me Atleticon.

Pa Bale Ancelotti mund të kalojë te moduli 4-4-2 ose ti japë hapësire Jesses, ndërkohë që vlen të kujtohet se për ndeshjen e së mërkurës tekniku italian i duhet të bëjë dhe pa Marcelon që është i skualifikuar për shkak të kartonave të grumbulluar. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori