Mesfushori i Barcelonës i "fiksuar" pas Interit
Mesfushori i Barcelonës, Rafael Alcântara i njohur ndryshe si Rafinha ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij me këtë klub.

Rafinha sezonin e kaluar ka qënë i huazuar te klubi i Interit dhe sipas mediave italiane ai është "fiksuar" në këtë klub dhe kjo është arsyeja pse nuk ka rinovuar kontratën me Barcelonën.

Për ta realizuar këtë transferim sipas "calciomercato.com" Barcelona po kërkon 40 milion euro por kjo ëhstë përtej kapaciteteve financiare të Interit.

Tashmë Rafinhas i mbetet të pres deri në Janar për të marrë një tjetër ofertë nga Interi. /albeu.com/



Shtuar më 01/09/2018, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori