Messi: Me Suarezin "pushtojmë" Champions-in
Pëlqej
Edhe para një sfide të rëndësishme si ajo me PSG, Lionel Messi gjeti kohën për të folur në një intervistë për revistën "Adidas Gameday Plus", duke u fokusuar pikërisht te Champions League, por me vështrimin të hedhur në një perspektivë më afatgjatë se aktualiteti në fazën e grupeve.

Argjentinasi foli mbi mundësinë për triumfin final në Champions duke deklaruar se ka shumë shpresë dhe besim.

"Kemi shumë shpresë dhe besim. Që tani kemi shumë lojtarë të mirë dhe me aktivizimin e Luis Suarez do të përforcojmë repartin e sulmit dhe atëherë mund të arrijmë objektivin tonë për të fituar Championsin", është shprehur Messi.

Lionel Messi gjithsesi sqaron se ai i tiji nuk është një entuziazëm i shfrenuar pasi nënvizon edhe vështirësitë e mëdha që paraqet një mision i tillë, ndërsa shprehet: "E dimë se është dicka e komplikuar, pasi ka momente shumë të vështira, por besoj se mund t'i kalojmë. Champions-i është special pasi aty janë ekipet më të mira të Europës, skuadrat më të mëdha në Botë, prandaj është kaq e rëndësishme".

Messi kujtoi edhe ditën kur i shënoi 5 gola Leverkusen-it në Champions, duke deklaruar se kur shënoi të katërtin ishte i rëndësishëm për mënyrën se si u fitua ndeshja, por me finalizimin e pestë gjithcka ishte ndryshe, pasi ajo ishte hera e vetme që Messi ka shënuar 5 gola në një ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori