Messi nuk ngopet: Dua të përmirësohem në këtë gjë
Pëlqej
Lionel Messi shpesh herë është kritikuar se përballë pënalltisë nuk është aq i zoti sa në fushën e lpojës.

Megjithëse, argjentinasi ka shënuar 71 nga 88 penalltitë që i ka marrë përsëri nuk është i kënaqur me veten, duke thënë se kërkon të përmirësohet.

“Është e vështirë të stërvitesh për penallti, nuk është njëjtë si të stërvitësh për një ndeshje. Ti ke një ide në kokën tënde ose diçka për të cilën ke punuar, por është më e vështire sesa që duket”, ka thënë Messi.

“Portieri ka shumë ndikim në këtë gjë, gjithashtu. Nëse ata e qëllojnë krahun, ata e mbrojnë penalltinë. Por, është e qartë që unë dua të përmirësohen në gjuajtjen e penalltive”.

“Është normale që të përmirësohesh. Kur e bëra debutimin, isha 17-vjeçar. Unë luaja në një pozitë tjetër dhe luaja në mënyrë tjetër atëherë. Futbolli ka ndryshuar shumë, dhe po ashtu edhe stili im dhe teknika ime” ka deklaruar Lionel Messi. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2018, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori