Milan-Barça, studenti një hap larg merkullisë (FOTO LAJM)

Një student nga Britania e Madhe kaloi një eksperiencë sa të veçantë aq edhe të hidhur kur pa t’i ikin nga duart plot 1 milionë stërlina për shkak të disfatës që skuadra e Barcelonës pësoi në Milano. As mbiemri i njëjtë me atë të mbrojtësit katalanas nuk e ndihmoi djaloshin 20-vjeçar Simon Pique të bëhej milioner edhe pse ai gjeti rezultatin e saktë të 7 ndeshjeve të Champions League, duke dështuar pikërisht në përballjen e "San Siros".

Milan-Barcelona e tradhëtoi sepse në skedinë ai e kishte parashikuar me një barazim 1-1 fundin e 90 minutave. Për fatin e keq të tij, kuqezinjtë nuk u lanë asnjë korridor katalanasve, duke shënuar madje edhe golin e dytë që shoi ëndrrën e studentit.

Gjithsesi, 20 vjeçari mund të ngushëllohet me një ofertë të bërë nga kompania ku kishte vendosur bastin, e cila i siguroi një biletë falas për ndeshjen e kthimit Barcelona-Milan. Një gjest që mund ta ulë disi dhimbjen e djaloshit nga Trowbridge që tashmë është i detyruar të jetojë me mankthin e 90 minutëshit të "San Siros". /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori