Siç shkruan "La Gazzetta dello Sport", është alarm i kuq në shtëpinë e Milanit pas ndeshjes me Bolognan dhe para asaj me Atletico Madrid për shkak të dëmtimeve dhe mungesave të shumta. Shqetëson Kaka, i cili ka probleme në kavilje dhe në
sulm përveç tij mungojnë El Shaarawy, Robinho, Honda, Saponara e Birsa, ndërsa Zapata është ndalur si pasojë e një
problemi muskular.
Në listën e të padisponueshmëve janë edhe Cristante e Silvestre, ndërsa të skualifikuar janë Muntari dhe Montolivo.
Seedorf ka rikuperuar Emanuelson dhe Boneran, i cili do të jetë në qëndër të mbrojtjes së bashku me Rami, ndërsa në
sulm pritet dyshja Balotelli-Pazzini. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2014,
ora 16:33