Milan nis spastrimet, këto dy lojtarë pritet të largohen
Milan duket se dalë ngadalë po e rimërr veten.

Tashmë skuadra ka vendosur të bëjë disa spastrime nga skuadra në mënyrë që t’i zvogëlojë shpenzimet e pagave.

Sipas mediave itliane "fshesa" e Milanit ka prekur dyshen e Ricardo Montolivo dhe Cristian Zapata të cilët priten të largohen verën e ardhshme.

Këta dy lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Gennaro Gatussos dhe duke parë pagat e tyre ku ish-mesfushori i Fiorentinës ka një pagë prej 2.5 milionë eurove për stinor, ndërsa qendërmbrojtësi kolumbian merr 1.7 milionë euro është një shpenzim i tepërt për Milanin. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2018, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori