Modriç shumë pranë Interit, Real Madrid gjen zëvendësuesin e tij
Pëlqej
Mediat spanjolle raportojnë se Real Madrid e ka gjetur zëvendësuesin e Luka Modric.

Bëhet fjalë për yllin e Tottenham Hotspur, Cristian Eriksen, për të cilin Real Madrid do të paguaj, 200 milion euro për ta marrë në Madrid gjithmonë nëse Luka Modric largohet këtë verë.

Kroati është lidhur shumë me një transferim te klubi i Interit dhe Real Madrid nuk dëshiron që të rrezikojë mesfushën kështu që po bëhet gati për të nisur tratativat për Eriksen.

Java e ardhshme pritet të sqaroj gjithçka rreth këtyre tratativave pasi pritet të ketë një takim mes Modricit dhe presidentit Florentino Perez. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2018, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori