Modriç te Interi? Kjo është lëvizja që bën trajneri i Realit
Mbrëmjen e sotme Real Madrid do të përballet me Atletico Madridin për Superkupën e Europës.

Në këtë ndeshje Atletico Madrid vjen si fituese e Europa Leagues ndërsa Reali si fitues i Champions Leagues dhe njëkohësisht fitues i Europa SuperCup.

Nga ana e Real Madrid ajo që vihet re është se Lopetegui ka grumbulluar edhe kroatin Modriç, pavarësisht zërave të merkatos që e shohin larg Madridit me destinacion Milanon, tek ekipi zikaltër.

Edhe pse nuk janë sfiduar asnjëherë në një Superkupë të Europës, kjo do të jetë ndeshja e 10 mes tyre në kompeticionet europiane. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2018, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori