Modriç tregohet modest: Nuk mendoj për "Topin e Artë"
Pëlqej
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric padyshim që ëshët një nga lojtarët më të mirë në botë.

Kroati pas paraqitjes së mrekullueshme në Botëror është një ndër emrat më të lakuar për tu bërë fituesi i "Topit të Artë".

Së fundmi edhe vetë Modric ka pranuar se do ta donte shumë këtë torfe.

“Jam krenar për ta dëgjuar këtë lavdërim. Nëse ndodh me mua, aq më mirë”, ka thënë fillimisht Modric kur u pyet për çmimin e madh individual.

“Do të doja të fitoja Topin e Artë, por kjo nuk më ngulmon, nuk mendoj për këtë çdo ditë”.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është të mendosh se si të ndihmosh ekipin”, përfundoi ylli kroat. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2018, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori