Momenti kur kroati i AEK shkelmon serbin e Videotonit (VIDEO)
Ndeshja e mbrëmshme mes AEK dhe Videotoni në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, është përfshirë në një incident mes lojtarëve.

Kroati i skuadrës së AEK-ut, Marko Livaja ka goditur me shkelm serbin e ekipit të Videotonit, Danko Lazovic, pas një provokimi me dorë të këtij të fundit.

Pas kësaj kroati Marko Livaja është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari polak Simon Marcinja duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Ndeshja në Athinë u nda me rezultat të barabartë por AEK arriti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve falë një fitoreje në Hungari 2:1. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2018, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori