Morata: Atletico? Juve në Calderon për fitore
Pëlqej
Alvaro Morata ka dhënë një intervistë të gjatë për "Onda Cero" ku ka folur për aventurën e tij të re te Juventus dhe për sfidën nesërme në Champions League kundër Atletico Madrid në "Vicente Calderon".

"Jam shumë i kënaqur në Torino dhe i lumtur që jam pjesë e këtij klubi. Po, është siç shpresoja: e dija që Juventus ishte një ndër klubet më të mëdha në Europë dhe më i miri në Itali. Ka qënë një verë e vështirë për mua, muajt në të cilët shpresoja të firmosja për Juven. Tani jam i lumtur me skuadrën. Këtu po mësoj shumë. Stafi flet gjithmonë me mua dhe më tregon se ku mund të përmirësohem si në nivelin fizik ashtu edhe atë taktik", ka thënë spanjolli.

Nesër ka Champions: skuadra e Allegrit do të luajë kundër Atletico MadridCalderon. "Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. E dimë që ata janë një ndër skuadrat më të forta në Europë gjatë viteve të fundit, do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Ne luajmë për të fituar", është shprehur Morata. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori