Mos i hani këto ushqime nëse do udhëtoni
Pëlqej
Nëse keni vendosur të udhëtoni gjatë duhet të keni parasysh se ajo cfarë hani ka vërtet rëndësi.

Të jesh i ulur për orë të tëra në trafik kur ke nevojë të shkosh në tualet është një nga ndjenjat më të këqija në botë, prandaj sigurohu për gjërat që ha për të shmangur çdo situatë të pakëndshme gjatë udhëtimeve të tilla.

Shmang çdo lloj fast foodi me çdo kusht.

Nuk i bën trupit asnjë nder, sepse këto lloj ushqimesh kanë përmbajtje të lartë yndyre dhe kripe, dhe kaloritë që kanë vetëm do të të rëndojnë më shumë stomakun duke bërë që gjatë gjithë rrugës të mos ndihesh rehat.

Përveç që janë ushqime që të bëjnë të shtosh në peshë, këto ushqime janë të njohura që shkaktojnë inflamacion, fryrje barku dhe gazra – arsye të mjaftueshme që nuk të duhen gjatë rrugës së gjatë.

Kështu, sado joshëse mund të jenë, qëndro sa më larg këtyre ushqimeve kur je për të udhëtuar me orë të gjata.

Më e sigurt është të paketosh një vakt të vogël, si mollë apo miks frutash të tjera, për të mbajtur barkun sa më lehtë, por edhe trupin të shëndetshëm. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2017, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori