Mou: Në ankth? Nuk kam qënë kurrë
Jose Mourinho ruan qetësinë në konferencën për shtyp përpara gjysmëfinales së Champions League kundër Borussia Dortmund.
"Në ankth? Nuk kam qenë kurrë. Kemi përgatitur sfidën më së miri dhe duam të fitojmë, por pa ushtruar presione".

Mou shpërfill çështjen Mario Gotze, për të cilin thotë "nuk më intereson", dhe karikon të tijtë: "Disa prej lojtarëve të mi nuk e kanë fituar ende Champions-in, kështu që shpresoj që futbolli të tregohet i drejtë".

Formacioni? Diego Lopez mund t’ia dalë mbanë, kështu që Casillas mund të përfundojë sërish në pankinë. "Do të luajnë Diego Lopez, Sergio Ramos, Varane, Pepe, Coentrao, Khedira, Xabi Alonso, Ronaldo, Higuain dhe Di Maria. I vetmi dyshim ka të bëjë me këtë të fundit, i cili sapo është bërë baba, por besoj se mund të luajë". /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2013, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori