Mourinho: Jam në historinë e Champions-it
Pëlqej
"Kam fituar Championsin në vitin e dytë": Jose Mourinho i beson statistikave në vigjilje të ndeshjes së parë në Champions League kundër Schalke, e programuar për tu luajtur nesër në ora 20:45.

"Ky turne bën pjesë në historinë time, edhe pse disa herë nuk e besoj, bëj pjesë në historinë e Champions-it. Nëse do të mund ta fitoj do të ishte hera e tretë me tre klube të ndryshme, askush nuk e ka bërë më parë. Por nuk është një fiksim: dua të fitoj por nuk e bej për vete. Punoj për klubin, futbollistët dhe tifozët e mi", është shprehur Jose Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori