Muller: Guardiola ka gjithmonë një plan "B"
Pëlqej
Sulmuesi i Bayern Munchen Thomas Muller ka komentuar fitoren e skuadrës së tij në Champions League përballë Manchester City-t duke u shprehur i lumtur për suksesin e arritur dhe duke komplimentuar trajnerin Pep Guardiola.

"Mundëm Manchester City-n 1-0 duke luajtur mirë dhe duke e merituar golin në fund. Sa keq që nuk shënuam më parë, por është faji im dhe për shkak të portierit të tyre që ka bërë shumë pritje. Mund të luajmë në disa mënyra të ndryshme, tekniku ynë ka gjithmonë një plan B", është shprehur Muller, citon "Uefa.com". /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori