Napoli, Benitez: Na ndëshkuan gabimet jonormale
Pëlqej
Rafa Benitez e merr me qetësi eliminimin e Napolit nga Liga e Kampioneve pas humbjes 3-1 ndaj Athletic Bilbaos. Trajneri i skuadrës italiane theksoi se humbja erdhi nga gabime të çuditshme të futbollistëve të tij dhe se tashmë duhet parë përpara.

"Athletic ishte një skuadër e fortë dhe e vështirë. E dinim që ekzistonte mundësia e eliminimit, por tani duhet të shohim përpara. Nuk ndihem i tradhëtuar nga asnjë futbollist, gabimet janë pjesë e lojës. Duhet të kontrollojmë më mirë ndeshjet", tha spanjolli.

Ja analiza që i bën ndeshjes Rafa Benitez: "Në pjesën e parë kundërshtarët mund të shënonin një gol. Por, në pjesën e dytë realizuam ne një gol të shpejtë dhe kishim gjithçka në dorë. Na ndëshkuan gabimet tona jonormale. Na vjen shumë keq, por duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës". /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori