Napoli "dobët" në Beograd, kjo është nota e Hysaj
Napoli i Hysajt nuk ka arritur që të shënoi fitore në Beograd ditën e djehsme duke barazuar me rezultat 0-0.

Italianët sulmuan por nuk arritën që të thyejnë mbrojtjen serbe, ku pas ndeshjes mediat italiane e kanë quajtur si një lojë shumë të dobët këtë debutim të Napolit.

Gjithashtu për skuadrën e Napolit janë ndarë edhe vlersimet e lojtarëve ku mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysajn, e vlersonin vetëm me notën 5.5

“Shumë i ndrojtur në fazën sulmuese, duhet akoma që të gjejë hapin e sezonit të shkuar” kanë shkruan italianët.

Kritika kanë pasur edhe për frymën e Ançelotit në skuadrën që trashëgoi nga Mauricio Sarri: “Një skuadër hibride, e cila po ndryshon shumë, por duhet ende që të asimilojë skemat dhe idetë e reja. Këtë ndeshje në ‘Marakana’ të Beogradit, mungoi mbi të gjitha rrjedhshmëria. Një dominim i gjatë dhe steril territorial nuk mjaftoi për të ndërtuar aksionet që do të finalizoheshin siç duhej dhe nuk prodhoi tri pikët. Formacioni në letër shkruante 4-3-3, por skema me të cilën Napoli zbriti në fushë ishte një 4-4-2”. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2018, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori