Napoli në "sulm" te Barcelona, kërkon mbrojtësin spanjoll
Sipas raportimeve në mediat italiane, gjigantët italian, Napoli janë të prirur për një marrëveshje për mbrojtësin e Barcelonës, Aleix Vidal këtë verë.

El Mundo Deportivo shkruan një raport ku thuhet se trajneri i ri Carlo Ancelotti ka udhëzuar drejtorin sportiv të klubit që të nis një marrëveshje për Vidal-in.

Gjithashtu edhe Roma, Interi dhe Sevilla thuhet se kanë një interes për mbrojtësin e Barcelonës i cili duket se do të dalë nga "Camp Nou" këtë verë.

28-vjeçari fillimisht u bashkua me "Blaugrana" nga Sevilla në verën e vitit 2015 për një 28 milion euro që përfshinte edhe shtesat.

Vidal nuk ka pasur një sezon të kënaqshëm, duke luajtur vetëm 15 ndeshje të La Ligas dhe për këtë tranferimi i tij është dukur i mundshëm nga klubet Italiane. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2018, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori