Napoli ofron miliona për të mbajtur Hysajn
Elseid Hysaj është ldihur shumë me një largim të mundshëm nga skuadra e tij aktuale Napoli.

Destinacioni kryesor për Hysajn ishte Chelsea ku është raportuar se pas kalimit të ish-trajnerit të Napolit të skuadra londineze, ka kërkuar edhe Hysajn te ky klub.

Por së fundmi “Gazetta Dello Sport” ka bërë me dije se Napoli do të ofrojë një kontratë të re për Hysajn, me zgjatjen dyvjeçare deri në vitin 2023.

Jo vetëm kaq, por pritet që pagesa e Hysajt të shkojë deri në 2.6 milionë euro neto në vit, pa përfshirë klauzolat shtuese dhe bonuset e ndryshme.

Në këtë mënyrë, shqiptari do të jetë në listën e futbollistëve të vlerësuar në ekip. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2018, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori