Në stërvitje me biçikletë, ja pse Pique nuk e përdor dot makinën
Gerard Piqué është bërë disa herë kryefjala e mediave spanjolle me mënyrën që ai ka zgjedhur të shkojë në stërvitje.

Ndryshe nga të tjerët që nuk ngurrojnë të ekspozojnë makinat e tyre luksoze gjatë rrugës për në stërvitje, Pique prej kohësh e bënë këtë rrugë me bicikletë.

Por mësohet se Pique nuk e bënë këtë nga dashuria e tepërt për biçiletën por ngaqë, pikët e patentës së tij kanë mbaruar dhe nuk mund të përdori makinën.

Në raste të kundërt ligji spanjoll i ndëshkon shkelësit me 6 muaj burg ose 6 mijë euro.

Sipas asaj që raporton “TheSun” zyrtarë nga klubi katalanas janë shprehur se kjo është një çështje personale dhe se nuk i takon klubit. /albeu.com/


Shtuar më 07/09/2018, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori