Neymar "nga shiu në breshër", i ikën Messit gjen Mbappen
Neymar është kthyer në një nga futbollistët më të përfolur në këtë Botëror.

Kjo ka ardhur si pasojë e mënyrës së lojës që ai bënë, duke u bërë një shenjestër kritikash për simulimet e shumta në fushën e lojës raporton albeu.com

Neymar pritej të bënte diçka më shuëm për Kombëtaren e tij por nuk ja arrriti dhe tashmë duhet të fokusohet që të shkëlqejë në Europë pranë PSG.

Por mesa duket edhe aty do të përballet me një problem, që e ka emrin Kylian Mbappe.

Kujtojmë se një nga arsyet që Neymar u largua nga Barcelona ishte pasi ndihej në hijen e Lionel Messit, por mesa duket tashmë edhe tek PSG është nën hijen e Mbappes.

Kylian Mbappe ësht shëndërruar në lojtarin më të mirë në botë të moshave të reja dhe te PSG ai shihet si një "idhull" dhe Neymar është lënë pak në hij.

Mbappe së fundmi ka deklaruar se do të vazhdojë me PSG dhe Neymar nuk po i hiqet "problemi" dhe me shumë mundësi do të mendojë largimin. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori