Neymar tregohet modest: Unë nuk vlej 222 milion euro
Pëlqej
Sulmuesi brazilian, Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, kur skuadra e PSG pagoi klauzolën prej 222 milion euro për lirimin e tij nga Barcelona.

Neymar shkëlqeu në kryeqytetin francez në vitin e tij të parë por një dëmtim solli një fund të parakohshëm të sezonit që kaloi.

Por së fundmi, 26-vjeçari ka deklaruar se PSG ka paguar mbi vlerën reale të tij, megjithstë thotë se ai gjithmonë ka dashur të shihet si një lojtar "i veçantë".

"Unë nuk jam krenar për tarifën e transferimit, as për faktin se unë jam lojtari më i shtrenjtë në botë" tha ai për Spox.

"Ato janë vetëm para dhe asgjë tjetër. Personalisht, unë do të kisha paguar më pak për veten time." ka thënë Neymar.

Nga ana tjtetër braziliani ka deklaruar se që femij dëshirontë të ishtë një lojtarë i madh dhe i veçantë.

"Gjithmonë kam dashur të jem i veçantë. Ky ishte qëllimi im shumë herët - në të vërtetë që nga momenti kur fillova të luaj futboll." ka shtuar Neymar. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2018, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori