Nga CR7 te Costa: Jorge Mendes, "mbreti" i Champions-it (FOTO LAJM)

5 nga 7 transferimet më të shtrenjta të verës: James Rodriguez (Real Madrid)- milionë euro
Pëlqej
Ai nuk është futbollist por falë punës që bën me ta fiton pothuajse sa dyfishi i lojtarit më të paguar në planet. Po flasim për agjentin më të famshëm të Botës së futbollit, Jorge Mendes, i cili arkëton shuma marramendëse falë aftësive të tij për të negociuar fatin e klientëve të cilët nuk janë të pakët dhe as të panjohur, madje shumë prej tyre janë të famshëm.

Siç shkruan "La Gazzetta dello Sport", Gestifute, agjensia e Mendes, vetëm këtë verë ka shitur lojtarë me një vlerë prej 300 milionë eurosh. Në merkaton e fundit 5 nga 7 blerjet më të shtrenjta ka qënë futbollistë që menaxhohen nga portugezi: James Rodriguez (80 milionë), Di Maria (70), Mangala (40, Diego Costa (38) dhe Falcao (65-70).

Pa harruar edhe Cristiano Ronaldo, Jose Mourinho, Danny, De Gea, Moutinho, Pepe, Coentrao, Carvalho, Scolari e Nani. Në total plot 90 futbollistë.


Gjatë viteve 2010, 2011 dhe 2012 ai u zgjodh "Agjenti më i mirë i vitit" nga "Globe Soccer Awards". /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori