Nuk mjaftoi kartoni i kuq? CR7 pritet të dënohet edhe nga UEFA
Cristiano Ronaldo ka patur debutimin më të keq të mundshëm në Champions League nën fanellën e Juventus.

Portugezi që në minutën e 29 është ndëshkuar me karton të kuq pas një reagimi nënë nerva e sipër, gjë të cilën gjyqtari nuk e ka falur.

Por mesa duket kartoni i kuq nuk do jetë i mjaftueshëm për sjelljen e Ronaldos ndaj Murillos.

Tashmë, sipas rregullores së UEFA-s, Ronaldo do të ndëshkohet automatikisht me një ndeshje mungesë pa të drejtë apelimi.

Mirëpo, në rast se komisioni disciplinor i UEFA-s cilëson se sjelljet e Ronaldos ishin jo-sportive, ai mund të dënohet deri në 3 ndeshje mugesë. /albeu.com/.



Shtuar më 20/09/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori