Objektivi i Luis Enriques: Të fitojmë gjithçka
Pëlqej
Barcelona rikthehet këtë të mërkurë në fushë për sfidën e Champions League kundër APOEL Nicosias dhe misioni katalanas është shkëlqimi kontinental pas dy sezoneve plot dritëhije. Tekniku Luis Enrique kërkon durim nga tifozët pasi skuadra që ai ka në kokë kërkon kohë për t’u shfaqur.

"Nuk e di nëse do të arrijmë gjysmëfinalen por publiku duhet të jetë i duruar dhe unë besoj se puna jonë do të vlerësohet në fund të sezonit. Nga ana tjetër, dua të theksoj se objektivi jonë është që të fitojmë gjithçka këtë sezon. Duhet të hecim me këmbë në tokë, madje duhet të jemi të përqëndruar edhe kur gabojmë", është shprehur tekniku asturian.

Në vijim, Luis Enrique përqëndrohet te kundërshtari i radhës, por nuk kursen një koment edhe për Luis Suarez.

"APOEL është një skuadër që të lejon të luash. Unë nuk mendoj se është një kundërshtar i lehtë. Suarez? E shikoj në formë shumë të mirë dhe me shumë dëshirë për t’u rikthyer në fushë. Është një lojtar që më bën të ndihem krenar2, vijoi Enrique.

Lionel Messi është kthyer në njeriun asist te Barcelona por tekniku nuk e lidh këtë me pozicionin e tij në fushën e lojës.

"Nuk besoj se Messi ka ndryshuar pozicion në skuadër për të dhënë sa më shumë asiste. Ai na surprizon çdo ditë sepse një prej objektivave të tij është që të japë sa më shumë asiste", deklaroi trajneri i Barcelonës.

Në kampionat situata është komode me 6 pikë diferencë nga Real Madrid por Luis Enrique shprehet se kjo nuk i intereson aspak pasi kampionati është ende i gjatë dhe detyra aktuale e tij është që t’u transmetojë lojtarëve energji dhe filozofinë e lojës së tij.

"Preferoj të mos e vendos nën presion skuadrën dhe jam shumë i kënaqur me preogresin që kemi bërë në kompleks por edhe në fazën mbrojtëse. Nuk duhet të tregohemi të nxituar, mjafton që të japim maksimumin në çdo javë. Kemi bërë një start pozitiv në kampionat por nuk duhet të vendosim objektiva fiksë", përfundoi Luis Enrique. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori