Operacionet plastike që transformuan yjet e futbollit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tashmë operacionet plastike nuk janë më një tabu as për njerzit e thjeshtë me doemos as për ata që njihen si "VIP".

Por ky trend nuk ka lënë pa prekur as industrinë e futbollit ku shumë prej yjeve që njihen sot i janë nënshtruar disa trasnformimeve nga dora e kirugëve.

Më poshtë, përmes krahasimit me foto, mund të shihni se si janë transferuar disa nga futbollistë nga bisturia e kirurgut plastik.

1. Dani Alves: ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit, siç e shihni në foto, ka vënë dorë (bisturi) në veshët e tij, por jo vetëm pasi thuhet se ka bërë edhe tërheqje të lëkurës.

2. Gareth Bale: sulmuesi i Real Madrid ka bërë me të vërtetë një shëndërrim të madh. Pas ndërhyrjes së mjekëve vëshët e tij janë më të ngjeshur dhe më të vegjël se më parë...

3. Ronaldinho: të gjithë e njohim buzëqeshjen e tij, por më pas ai vendosi që të ndryshonte këtë dhe mishi siper thëmbëve thuajse është zhdukur...

4. Sergio Ramos: disa vite më parë, mbrojtësi qendror i Real Madridit dhe kombëtares spanjolle, Sergio Ramos, ka pasur një përplasje të ashpër në lojë me holandezit Roy Makaay, çka i kushtoi atij hundën e thyer. Për këtë arsye, ai iu nënshtrua një operacioni rinoplastik.

5. David Beckham: legjenda angleze thuhet se ka bërë një ndërhyrje në pallin e tij por jo vetëm kaq pasi edhe lëkura e fytyrës duket më e re se vite më parë...

6. Ibra: suedezi duket se ka bërë hundën operacion, pasi ajo e tanishmja edhe pse e dukshme nuk është si ajo e viteve më parë...

7.René Higuita: Ai do të quhej “René Feo” (i shëmtuari René) dhe, në këtë mënyrë, ish-portieri René Higuita, i njohur për zhytet tij ekstravagante, ta vërë veten në duart e kirurgëve Operacionet e ndryshme ia kanë mundësuar të ndryshojë rrënjësisht pamjen e tij. “Tani jam i përsosur”, – tha ai.

8. Cristiano Ronaldo: Për të bërë më shumë zhurmë se të gjithë, megjithatë, është padyshim ndryshimi i CR7. Në të kaluarën, Cristiano Ronaldo nuk ishte ai që ne shohim sot. Për vite, në fakt, ai mbante aparatin e drejtimit në dhëmbë dhe jo vetëm. Pas një kohe, duket se i është nënshtruar një operacioni tjetër për të përmirësuar edhe më shumë buzëqeshjen. Pra, ka një shpresë për të gjithë. Dhe, duhet të thuhet, vlen ndihma e parave.

Po e mbyllim këtë listë me mbrojtësin e Lazios, Stefan Radu, i cili, siç e dini, është ndihmuar nga kirurgu për të gjetur flokë më të bukur. Të cilët i kishte humbur.
Shtuar më 17/08/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori