Oreksi vjen me Champions-in, ja 4 objektivat e Juventusit (FOTO LAJM)

Paulo Dybala (Palermo) - Pas kualifikimit në Monaco, Beppe Marotta doli hapur duke pranuar: "Jemi në bisedime konkrete me Palermon për Dybala, sepse sulmuesi na pëlqen shumë". Për argjentinasin bardhezinjtë kanë rritur ofertën e tyre në 32 milionë euro, por mbase me paratë e Champions-it, ata mund të mbyllin diferencën financiare dhe të blejnë përfundimisht Dibalan, duke e zyrtarizuar brenda këtij muaji.
Gjysmëfinalja e Champions League ishte një arritje që mungonte prej 12 vitesh te Juventusi, por festa nuk është e gjitha vetëm për objektivin sportiv, por edhe për atë financiar.

Kualifikimi mes katër më të mirave të Europës i ka ofruar në një tabaka prej floriri 70 milionë euro italianëve. Por, nëse këtij "thesi" me para i shtohen edhe 80-100 milionë euro që mund të vijnë nga shitja e Paul Pogba në verë, atëherë me një "thesar" të tillë jo vetëm tifozët mund të ëndërrojnë për një skuadër edhe më kompetitive në sezonin e ardhshëm.

Vetë Drejtori i Përgjitshëm i bardhezinjëve Giuseppe Marotta mund të dëfrehet dhe të punojë më i qetë në pritje të merkatos. Siç dihet, objektivat kryesorë të Juventusit janë katër. /albeu.com/


Shtuar më 24/04/2015, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori