Oreksi vjen me Champions-in, ja 4 objektivat e Juventusit (FOTO LAJM)

Edinson Cavani (PSG) - Por nëse Dybala është blerja e perspektivës, kampioni i afirmuar që njeriu i merkatos bardhezi ëndërron është Edinson Cavani. Sulmuesi i PSG-së i është premtuar Juventusit, duke shprehur edhe gatishmërinë e tij për të ulur me 10-15 % pagën e tij aktuale, prej 7.5 milionë eurosh. Ai vlerësohet 45 milionë euro nga francezët, por ai mund të mbërrijë në Torino pa pasur nevojë që drejtuesit të fusin dorën në xhep, sepse duke dërguar Pogba në Paris, ata jo vetëm që mund të marrin Cavanin, por mund të fusin në arkat e klubit edhe një shifër prej 40-50 milionë eurosh.
Gjysmëfinalja e Champions League ishte një arritje që mungonte prej 12 vitesh te Juventusi, por festa nuk është e gjitha vetëm për objektivin sportiv, por edhe për atë financiar.

Kualifikimi mes katër më të mirave të Europës i ka ofruar në një tabaka prej floriri 70 milionë euro italianëve. Por, nëse këtij "thesi" me para i shtohen edhe 80-100 milionë euro që mund të vijnë nga shitja e Paul Pogba në verë, atëherë me një "thesar" të tillë jo vetëm tifozët mund të ëndërrojnë për një skuadër edhe më kompetitive në sezonin e ardhshëm.

Vetë Drejtori i Përgjitshëm i bardhezinjëve Giuseppe Marotta mund të dëfrehet dhe të punojë më i qetë në pritje të merkatos. Siç dihet, objektivat kryesorë të Juventusit janë katër. /albeu.com/


Shtuar më 24/04/2015, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori