Oreksi vjen me Champions-in, ja 4 objektivat e Juventusit (FOTO LAJM)

Wesley Sneijder (Galatasaray) - Allegri e kërkon me ngulm një organizator të nivelit të tij, që të lëvizë prapa sulmuesve. Holandezi, i cili u ndoq me forcë në janar, ishte gati që të firmoste për Juventusin, por Galatasaray kërkoi 15 milionë euro për të. Por në verë situata do jetë krejt tjetër. Shnajder do jetë në vitin e fundit me turqit, me këta të fundit që nuk do duan të rrezikojnë për ta humbur me parametër zero, prandaj me shumë mundësi, me rihapjen e merkatos do pranojnë ofertën prej 7 milionëshe të Juventusit.
Gjysmëfinalja e Champions League ishte një arritje që mungonte prej 12 vitesh te Juventusi, por festa nuk është e gjitha vetëm për objektivin sportiv, por edhe për atë financiar.

Kualifikimi mes katër më të mirave të Europës i ka ofruar në një tabaka prej floriri 70 milionë euro italianëve. Por, nëse këtij "thesi" me para i shtohen edhe 80-100 milionë euro që mund të vijnë nga shitja e Paul Pogba në verë, atëherë me një "thesar" të tillë jo vetëm tifozët mund të ëndërrojnë për një skuadër edhe më kompetitive në sezonin e ardhshëm.

Vetë Drejtori i Përgjitshëm i bardhezinjëve Giuseppe Marotta mund të dëfrehet dhe të punojë më i qetë në pritje të merkatos. Siç dihet, objektivat kryesorë të Juventusit janë katër. /albeu.com/


Shtuar më 24/04/2015, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori