Ozil beson: Arsenal mund të fitojë Champions-in
Pëlqej
Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil mendon se "Topçinjtë" i kanë të gjitha mundësitë për të mbërritur në finalen e Champions League gjatë këtij sezoni. Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger u kualifikua me vështirësi në fazën e grupeve pasi kaloi Besiktas në Play-Off. Por 25-vjeçari kampion bote me Gjermaninë edhe pse e di se skuadra e tij është shortuar në grup të vështirë së bashku me Borussia Dortmund, Galatasaray dhe Anderlechtin e Besnik Hasit, është optimist mbi mundësitë që ka Arsenali për ti shkuar deri në fund kompeticionit të kampionëve.

"Jemi forcuar ndjeshëm në merkato. Duke u bazuar në këtë fakt ne duam të tregojmë se jemi të aftë të luajmë më mirë edhe në Champions League. Është e vërtetë që ndodhemi në një grup të vështirë por ne nuk kemi frikë asnjë skuadër. Unë mendoj se Arsenali e ka potencialin për të mbërritur deri në finalen e madhe të Berlinit. Nëse besojmë te aftësitë tona mund të shkojmë larg në këtë edicion të Champions League. Sezonin e kaluar jo shumë persona mendonin se Atletico e Madridit mund të kapte finalen. Nëse punon fort në futboll çdo gjë është e mundur", ka thënë turko-gjermani.

Në Botërorin e Brazilit, Ozil u vendos nga Joachim Low në krahun e majtë të sulmit. Por ish lojtari i Real Madrid edhe pse e pranon se preferon të luajë në rolin e një numri 10, ai gjithmonë do të jetë në dispozicion të trajnerëve të tij Low dhe Wenger dhe do të luajë në atë pozicion të fushës që ata e shikojnë të arsyeshme se i shërben më shumë skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori