Incident gjatë stërvitjes, Ronaldo godet kameramanin (VIDEO)


Pëlqej
Real Madridi ndodhet në Kiev të Ukrainës, ku po kryen seancat e fundit stërvitore për përballjen me Liverpool-in.

Gjatë mbylljes së stërvitjes një incident ka ndodhur ku pretagonisti kryesor ishte Cristiano Ronaldo.

Ronaldo goditi në mënyrë të pa vullnetshme njërin prej kameramanëve që ndohej aty duke filmuar skuadrën madrilene.

Gjuajtja e Ronaldos ishte relativisht e fortë duke i shkaktuar një çarje në kokë kameramanit Juan Lorenzana Prieto.

Ronaldo është vënë në siklet dhe menjëherë i ka kërkuar falje kameramanit.

"Ylli" i Real Madridit nuk u mjaftua me kaq por i dhuroi edhe xhaketën sportive që e kishte veshur gjatë stërvitjes në shenjë falje. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2018, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori