Pellegrini: Barça nuk është vetëm Messi
Manchester City- Barcelona do të jetë sfida e luksit e fazës së 1/8 të Uefa Champions League. Takimi që do të luhet nesër në "Etihad Stadium" është shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, gjithsesi për trajnerin e City-t, Manuel Pellegrini një fitore në këtë takim nuk mund të bëjë historinë pasi është vetëm faza e 1/8.

"Sfida ndaj Barçës do të jetë një provë e mirë për ne, por duhet të jemi të vetëdijshëm që është vetëm faza e 1/8. Deri në këtë moment kemi zhvilluar një sezon të mirë por tani vjen pjesa më e vështirë për ne. Kur luajmë një sfidë si kjo duhet të kemi shumë gjëra në mendje. Duhet të zhvillojmë të njëjtin stil loje që kemi bërë deri tani por nuk duhet të harrojmë që përballë kemi Messin dhe një kundërshtar me shumë cilësi", deklaroi tekniku i Manchester City-t..

Në vijim Pellegrini deklaroi se Barcelona nuk varet vetëm nga Messi pasi sipas tij katalanasit kanë në skuadër shumë lojtarë me klas që cdo trajner do të dëshironte ti kishte në skuadrën e tij.

"Barcelona nuk është vetëm Messi. Megjithse Leo është futbollisti më i mirë në botë, blaugranat kanë në skuadër një grup futbollistësh të shkëlqyer. Ne nuk duhet të përqëndrohemi vetëm te mbulimi i Messit, pasi mund të na ndodhë që ta bllokojmë argjentinasin dhe të harrojmë lojtarët e tjerë të Barcës", u shpreh argjentinasi.

Një lajm i mirë për trajnerin e "Citiziens" vjen nga infermieria pasi do të kenë të gatshëm për këtë sfidë mesfushorin brazilian Fernandinho, por skuadra angleze do të vuajë përsëri mungesën e sulmuesit argjentinas Sergio Aguero. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2014, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori